Ballina Lajme Neymar dhe Lautaro, dy objektivat e mëdha të Barcelonës – Katalunasit kanë...

Neymar dhe Lautaro, dy objektivat e mëdha të Barcelonës – Katalunasit kanë gati edhe shkëmbime

Barcelona do të tentojë të nënshkruajë në verë me dy sulmues të kalibrit të lartë, si Neymar dhe Lautaro Martinez.

Drejtuesit e klubit katalunas janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të verës.

Reparti i sulmit thuhet se do të jetë ai i cili do të tentohet të përmirësohet dhe emrat tashmë janë të qartë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me Neymar nga Paris Saint-Germain dhe Lauturo Martinez nga Interi.

Megjithatë, katalunasit kanë mungesë të parave të gatshme dhe do të duhet të shkëmbejnë lojtarë në mënyrë që të arrijnë marrëveshje.

Ivan Rakitic ose Arturo Vidal mund të shkonin në PSG, ndërsa Ousmane Dembele kërkohet nga Interi.

Emër tjetër që mund të futet si pjesë e shkëmbimeve është braziliani Philippe Coutinho.

Exit mobile version