Ballina Lajme Kosovë Ndërron jetë njëri nga themeluesit e LDK-së në Podujevë

Ndërron jetë njëri nga themeluesit e LDK-së në Podujevë

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë njëri nga themeluesit të LDK-së në Podujevë, Hazir Raçi, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri i Punëvet të Brendshme, Agim Veliu.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e Raçit.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tim të ditëve të para, veprimtarit e funksionarit të LDK-së dhe të çështjes kombëtare, kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës, profesorit të shquar llapjan Hazir Raçi”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për humbjen e familjarit të përkushtuar, kolegut e mikut të shkëlqyer dhe njeriut të urtë e punëtor, siç ishte profesori”.

“I përjetshëm kujtimi për profesor Raçin!”, ka shkruar Veliu në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version