Ballina Lajme Maqedoni Ligji për Skemën e garancës shtetërore vendoset për diskutim publik në ENER

Ligji për Skemën e garancës shtetërore vendoset për diskutim publik në ENER

Propozim-ligji për Ndryshimin e Ligjit për Bankën për përkrahjen e zhvillimit, i cili mundëson zbatimin e masës Fondi i garanës shtetërorë, është vendosur në Regjistrin e Vetëm Kombëtar të Rregulloreve (ENER) për diskutim publik. Me propozim-ligjiin rregullohet mënyra me të cilën do të funksionojë skema e garancës krediore, e cila synon të lehtësojë qasjen deri tek kreditë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Propozim-ligji parashikon investimin e 10 milion eurove nga buxheti në Fondin e garancës, si fonde të pakthyeshme që do të përdoren si garancë nga bankat tregtare për kredi. Miratimi i këtij ligji dhe realizimi i kësaj mase është me rëndësi të madhe për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, sepse jashtëzakonisht shumë ju lehtëson qasjen deri tek kapitali dhe ju jepet përkrahje në kohën kur për shkak të krizës është ulur likuiditeti në ekonomi, thekson ministri i financave, Fatmir Besimi.

Banka e zhvillimit dhe bankat dhe shtëpitë e kursimeve do të nënshkruajnë marrëveshje për lëshimin e garancave dhe përdoruesit përfundimtarë do të jenë tregtarë mikro, të vegjël dhe të mesëm, si dhe tregtarë të mëdhenj të orientuar drejt eksportit. Deri në 80% të shumës së kredisë do të garantohet për kreditë e kapitalit qarkullues dhe deri në 50% të shumës së kredisë për kreditë e aktiveve fikse.

Skema e Garancës mund të mobilizojë aktivitetin e kufizuar të kredisë të Fondit të garancës. Shuma totale e kredive të miratuara të garantuara nga Fondi i garancës mund të jetë deri në dhjetëfish i shumës së fondeve të Fondit të garancës.Për më tepër, ekspozimi i Fondit të garancës ndaj një banke të caktuar dhe shtëpisë së kursimeve është i kufizuar në shumën deri në 25% për një bankë dhe 10% për një shtëpi kursimesh nga shuma e fondeve të Fondit të garancës. Kjo zgjidhje ndikon në arritjen e një prej qëllimeve të ligjit – akcesin e lehtësuar në kredi për sa më shumë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Për qëllim të transparencës dhe kontrollit të ligjshmërisë në funksionimin e Fondit të garancës, Banka e zhvillimit do të publikojë numrin dhe shumën e kredive të miratuara, shumën e garancave të aprovuara dhe kufirin e garancave për bankat dhe shtëpitë e kursimeve në baza tremujore dhe Ministria e financave do të publikojë një raport gjysmëvjetor mbi rreziqet fiskale të Fondit të garancës, ekspozimin e garancave dhe procedurat e filluara për aktivizimin e garancave.

Exit mobile version