Ballina Lajme Botë Ky është njëri nga sulmuesit në Vjenë i cili u qëllua...

Ky është njëri nga sulmuesit në Vjenë i cili u qëllua nga njesia speciale WEGA

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist të hënën në mbrëmje në mes të qytetit të Vjenës,një i dyshuar kryesor i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar. Sipas informatës së gazetës “Krone”, bëhet fjalë për një refugjat 30-vjeçar. Ai u qëllua nga njësia speciale WEGA.

I dyshuari, i cili në një foto shihet i armatosur rëndë – përfshirë një hanxhar që ai mund të ketë pasur me vete gjatë sulmeve në Vjenë – ka qenë në Austri për dhjetë vjet. Sipas “Krone”, pak para se të derdhej gjaku, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të milicisë terroriste IS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, transmeton Shtegu.com.

Në sulmin terrorist u vranë katër persona dhe 17 u plagosën, disa rëndë. Pas sulmit në qendër të Vjenës të martën në mëngjes, Ministria e Brendshme konfirmoi disa bastisje shtëpish “rreth autorit të veprës”. Disa persona janë arrestuar. Të martën në mëngjes, ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftoi se sulmuesi i vrarë ishte simpatizant i ISIS.

Exit mobile version