Ballina Kulturë & Art “Katër stinët” e Vivaldit

“Katër stinët” e Vivaldit

Koncerti i dytë i Festivalit Barok AIBa do të sjellë “Katër stinët” e Vivaldit, ku përmes klasikës do të shfaqet konkurrenca mes imagjinatës muzikore dhe asaj letrare.

Kryefjala e “Katër stinët e Vivaldit” që do mbahet me datë tre Prill do të jetë koncerti në sol minor për harqe dhe basso continuo.

Solist në violinë do të vijë Riccardo Zamuner ndërsa në orkestër do të jenë 12 artistë profesionistë.

Dirigjent i orkestrës do të jetë Cosimo Prontgera. Festivali Barok AIBa është një risi shumë e nevojshme për kulturën shqiptare pasi sjell muzikën klasike aq shumë të këndshme për shpirtin si alternativë ndaj asaj moderne.

Exit mobile version