Ballina Lajme Griezmann i del në mbrojtje Giroudit kundrejt Benzemas.

Griezmann i del në mbrojtje Giroudit kundrejt Benzemas.

Antoine Griezmann ka zgjedhur të flas në lidhje me grindjen në rritje mes të Olivier Giroud dhe Karim Benzema, duke theksuar se pari ka fituar Kupën e Botës.

Benzema të dielën tha se ai nuk mund të krahasohet me sulmuesin tjetër francez, Giroud.

“Ju nuk mund ta krahasoni Formula 1 me kartingun”, kishte  thënë Benzema në Instagram.

Ai edhe më pas nuk u tërhoq nga fjalët e tij.

Griezmann që ka mjaft përvojë duke luajtur së bashku me Benzeman dhe Giroud është ndalur të flas për këtë problem.

“Unë nuk mund t’i përgjigjem të gjitha këtyre gjerave, do të futesha në telashe”, ka thënë fillimisht ai.

“Unë e dua Olivier Giroud, ai është një lojtar i mirë dhe ai na ndihmoi të fitojmë Kupën e Botës. Dhe kjo është e rëndësishme në jetë”, ka thënë Griezmann.

Exit mobile version