Ballina Lajme Botë Foshnjat në Tajlandë pajisjen me “mini-mburoja” të fytyrës.

Foshnjat në Tajlandë pajisjen me “mini-mburoja” të fytyrës.

Situata e pandemisë së coronavirusit është vërtet shqetësuese, veçanërisht për nënat e reja.

Sipas mediave të huaja, një spital në Tajlandë po merr masa shtesë mbrojtëse, duke u dhënë fëmijëve të posalindur “mini-mburoja” të fytyrës.

Në fotografitë e mëposhtme nga Spitali Praram 9 në Bangkok, shihen foshnjat e mbështjellura me batanije, ndërsa infermierët përpiqen t’i vënë mburojat plastike.

Numri i rasteve të prekura nga coronavirusi në Tajlandë arrin në 2,242, ndërsa 32 persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Exit mobile version