Ballina Lajme Maqedoni Filloi protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”

Filloi protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”

Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, filloi protesta kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”. Protestusit u grumbulluan në Çair dhe po vazhdojnë rrugën drejtë Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë. Protestuesit po brohorasin “Pa drejtësi s’ka liri”., “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët-liri popullit”.

Kujtojmë se për rastin “Monstra”  Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Haki dhe Fejzi Aziri u dënuan me nëntë, respektivisht 15 vjet burg. Gjykata Penale i shpalli ata fajtorë për veprat penale terrorizëm, respektivisht, për ndihmë.

Exit mobile version