Ballina Lajme Kosovë Apostolova: Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për...

Apostolova: Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për Kosovën në luftën kundër COVID-19.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se ka biseduar me ministren në detyrë të e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë së Coronavirusit.

Sipas një shkrimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE-ja do të vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro”, ka shkruar Apostolova.

Exit mobile version