Ballina Lajme Botë Ajten Krasniqi nga Mitrovica gruaja më me ndikim në Turqi

Ajten Krasniqi nga Mitrovica gruaja më me ndikim në Turqi

Ajten Krasniqi nga Mitrovica, me profesion orientaliste është shqiptarja më e vjetër që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane. Ajo tregoi se ka 27 vite që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane, ku ka prekur dhe lexuar miliona dokumente të trojeve shqiptare.

“Jam nga Mitrovica, jam që 35 vjet në Stamboll. U martova me turk, burrin e gjeta në Venedik. Unë kam ligjëruar në Fakultetin e Venecias në gjuhën turke”, u shpreh zonja Ajten në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Shqiptarja e Mitrovicës ka dhënë mësim në disa universitete dhe ka botuar gjithsej 18 libra.

“Ajteni është orientaliste e njohur, njeh turqishten, persishten, arabishten, osmanishten. Ka qenë profesoreshë në Universitetin e Venecias, profesoreshë në Universitetin e Sarajevës, profesoreshë në Medresenë e Sarajevës, u martua me djalin e njërit prej akademikëve më të mëdhenj të Turqi dhe jeton në Turqi që prej vitit 1991“, tregoi Fevziu.

Tutje, zonja Ajten tregoi se 50% e dokumente në Arkivin e Perandorisë Osmane janë për Ballkanin.

“Arkivi ka 120 milionë dokumente. 50 % i takojnë Ballkanit. Ka me miliona dokumente për shqiptarët”, tha ajo.

Exit mobile version