Ballina Lajme Maqedoni Ziadin Sela vendos flamurin kombëtar në Qeveri

Ziadin Sela vendos flamurin kombëtar në Qeveri

Në tubimin përmbyllës të koalicionit Tash është koha në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës të dielën para Qeverisë së Maqedonisë është vendosur flamuri shqiptar, kuq e zi. Fotografia është bë hit në internet dhe është shpërndarë edhe në shumë mediume në Kosovë, Shqipëri e gjetiu. Shqiptarët kanë dëshirê të kamotshme legalizimin e plotë të flamurit në Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk është realizuar ende edhe pse është premtuar. Sipas ligjit aktual në Maqedoninë e Veriut, flamuri shqiptar mund të përdoret zyrtarisht por vetëm në komunat ku shqiptarët janë mbi 50 për qind dhe me dimenzione sa një e treta e flamurit shtetëror maqedonas.

Exit mobile version